Kalimtarët e rastit u përfshinë në përleshjen me aktivistët e VV-së, vezët për Memlin shkuan huq

Në momentin që ministri Memli Krasniqi është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, në përleshje janë përfshirë edhe kalimtarë të rastit, të cilët i kanë dalë në mbrojtje ministrit.

Lajme

28/12/2015 20:42

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe gazetarët e Indeksonline që ishin në atë momentin afër vendit të ngjarjes.

Fillimisht ka ndërhyrë përcjellësi i ministrit, ndërkaq kur është parë se po ndodhë sulmi kanë ndërhyrë njerëz përreth kafeve në rrugën “Rexhep Luci” duke ndaluar aktivistët e VV-së dhe duke u përleshur me ta.

Po ashtu bëhet e ditur se vezët nuk kanë mundur ta kapin ministrin Krasniqi, pasi sulmuesi është vërejtur menjëherë dhe edhe nga terri nuk ka mundur të qëllojë aty ku ka synuar. /Indeksonline/