‘Kalimi i Ronaldos te PSG i pamundur’

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë se kalimi i klientit të tij te skuadra franceze, PSG, është një gjë pothuajse e pamundur që nuk do të ndodhë kurrë.

Sport

04/01/2015 14:41

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet kurrë nga Real Madridi për tu transferuar te PSG, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga agjenti i tij, Jorge Mendes.

“Kalimi i Ronaldo te PSG është një gjë e pamundur. Ai do ta përfundojë karrierën te Real Madridi, ose do të shkoj të luajë në Amerikë, vetëm zoti e di këtë gjë”, tha Mendes për Telefoot.

“Ai është makinë e golave, ai është lojtari më i mirë në histori dhe asnjëri lojtar nuk mund ta barazojë atë. Nuk mund të krahasohet asnjë lojtar me të”, tha Mendes.