Kaliforninë e kaplojnë flakët (Foto)

Dy zjarre të mëdha që po lëvizin për shkak të erës, janë duke kërcënuar shtëpitë në Kaliforni të SHBA-ve. Nëse zjarret afrohen më shumë tek zonat e banueshme, qindra qytetarë do të detyrohen të evakuohen.

Bota

27/07/2014 19:54

Në regjionin e Sacramentos, një zjarr i madh është shpërndarë në një hapësirë prej 1 mijë e 600 hektarë, flakët e të cilit po rrezikojnë që të arrijnë tek shtëpitë që janë përreth Parkut Kombëtar të Yosemite.

Vetëm 20% e zjarrit në Sacramento është nën kontroll, kanë thënë zyrtarët amerikan për media lokale.

Zjarri në veri të Sacramentos ka filluar të premten në mbrëmje dhe që prej asaj dite është dyfishuar hapësira e prekur nga ai.

Deri më tani, zyrtarët policor por dhe ata të zjarrëfikësve kanë evakuuar 515 shtëpi.

“Zjarri është duke shkuar në drejtim të vendeve të banuara”, ka thënë zëdhënësi  i  Departamentit të Pyjeve dhe Mbrotjes nga Zjarri, Lynn Tolmachoff.

Rreth 1500 zjarrëfikës janë të përfshirë në aksionin e shpëtimit dhe gjithashtu disa aeroplan të cilët po hedhin ujë nga ajri. (lajmi.net)