Kalifornia tronditet pas arrestimit të oficerëve të policisë

Shefi policor në detyrë dhe një pjesë e oficerëve të policisë janë akuzuar për krime përfshirë shitjen apo faljen e disa veturave të konfiskuara nga banorë të varfër hispanikë, në King City të Kalifornisë. Mosbesimet kishin filluar që prej kohësh. Hetuesit i dëgjuan njerëzit – shumë prej tyre që nuk mund të flisnin gjuhën angleze…

Bota

01/03/2014 20:04

Shefi policor në detyrë dhe një pjesë e oficerëve të policisë janë akuzuar për krime përfshirë shitjen apo faljen e disa veturave të konfiskuara nga banorë të varfër hispanikë, në King City të Kalifornisë.

Mosbesimet kishin filluar që prej kohësh. Hetuesit i dëgjuan njerëzit – shumë prej tyre që nuk mund të flisnin gjuhën angleze – duke u ankuar që policia po u merr veturat dhe paratë e tyre, dhe nuk mund të bënin asgjë për t’i ndaluar.

“Nuk po habitem aspak për arestimet, vetëm jam e befasuar që nuk ka më shumë akuza”, tha të mërkurën Vivian Villa, pronare e një restoranti, ndërsa bëhej gati për vrullin e drekës. “Ndoshta tash disa nga ata do të provojnë ndjenjat tona kur na sulmonin ne.”

Më vonë gjatë ditës, Villa mbajti një takim me restorantin e saj të vogël ku shumë anëtarë të komunitetit folën kundër abuzimit policor dhe korrupsionit.

Numri i banorëve me prejardhje latine llogaritet të jetë rreth 90% e komunitetit, që do të thotë 130,000 njerëz të futur ndër fusha të domateve, dredhëzave dhe lakrave përgjatë lumit Salinas, rreth 240km në juglindje të San Franciskos.

Mekanikët e fermave Francisco Mendez dhe Alfonso Perez, përshkruan se si u ndalnin shumë shpesh nga policia për dritare të errëta apo drita të thyera.

Veturat e patrullave janë renditur në Departamentin Policor të King City të mërkurën, 26 Shkurt 2014 në King City.

“Duket sikur ata vetëm kërkojnë një arsye për të na ndalur”, thotë Mendez.

Arrestimet e të martës, të cilat poashtu e përfshinë një ish shef policie, erdhën pas një hetimi 6 mujor nga departamenti policor i nisur në shtator pas një vizite të një hetuesi – i cili kishte ardhur të shikonte një vrasje – kur dëgjoi nga një numër i madh i burimeve se komuniteti nuk i besonte departamentit të vet të policisë.

Në këtë javë, autoritet deklaruan se kishin mjaft prova për t’i arrestuar gjashtë njerëz të lidhur me departamentin për një numër krimesh duke filluar nga marrje rryshfeti deri te kërcënime prej kriminelësh. Të gjithë shumë shpejt u liruan me kusht.

“Qytetarë të zakonshëm, disa herë rradhazi, na treguan se nuk i besojnë policisë”, thotë asistenti i shefit në detyre të Qarkut të Monterey County, Terry Spitz. “Ka shumë hetues në hetim e sipër.”

Pronari i një dyqani të rimorkiove Brian Miller; vëllai i tij, shefi i policisë në detyrë Bruce Miller dhe rreshteri Bobby Carillo u arrestuan të hënën për shkak të akuzave për rryshfet pasi autoritetet treguan se automjetet e konfiskuara nga imigrantë hispanikë u dërguan në dyqanin e rimorkiove dhe pastaj u shitën apo u falën.

Prokurorët thanë se një numër i papërcaktuar i veturave u shit apo u dha falas kur pronarët nuk mund të paguanin tarifat për t’i marrë përsëri. Dy njerëz në dyqanin e Millerit refuzuan të flisnin.

Shefi i mëparshëm Dominic David Baldiviez dhe Mario Alonso Mottu u morën në datën 6 Mars për keqpërdorimin e një veture Croën Victoria e cila ishte pronë e qytetit. Oficeri Jaime Andrade, i akuzuar për posedim të një arme sulmi dhe qitje jashtë ligjit të armës së zjarrit, dhe oficeri Mark Allen Baker, i akuzuar për kërcënime kriminale, gjithashtu u kapën në datën 6 Mars.

Bruce Miller tha se akuzat ishin të pabaza, dhe familja e tij kishte marrë kërcënime me vdekje që nga detajet e shpalosua nga prokurorët në lidhje me çështjen.

Avokati Michael Schwartz nga Ontario, Kalifornia, përfaqësues i Carillos dhe Andrades, thotë se është e rëndësishme të mbajmë gjykimet mbrapa deri sa të dalin provat.

Të rregullosh ndjenjën e mirëqenies në King City është një sfidë e madhe.

“Është e qartë se askush nuk duhet të sulmohet për shkak të racës, por imigrantët e fundit janë disi në një situatë të pafavorshme”, thotë Powers, menaxheri i qytetit. “Ata tashmë i druhen policisë, gjë që i bën viktima të lehta.”

Powers thotë se një takim i komunitetit do të mbahej për dy javë ku do të provohet të zgjidhen shqetësimet e qytetarëve të mërzitur dhe atyre të brengosur për forcën e policisë në vend.

Senatori i shtetit, Bill Monning, distrikti i të cilit përfshin King City’n tha se është “i hidhëruar dhe i tërbuar” dhe e falenderoi FBI’në dhe autoritetet locale për presionin e vazhdueshëm.

“Ndërsa shpresoj që ky është një incident i izoluar, kam frikë se nuk është”, thotë ai. “Vazhdon të ketë situate të tilla përgjatë gjithë shtetit ku fuqitë punëtore imigrante janë të mposhtur nga tirania e atyre të cilët e abuzojnë autoritetin.”