Kalifi El Bagdadi dikur pinte raki dhe kënaqej me femra

E përditshmja britanike The Sun e quan liderin e ISIS Abu Bakr al-Baghdadi si terroristin më të fuqishëm në botë.

Bota

27/07/2014 14:59

Shefi i Shtetit të Irakut dhe Shamit “shihet si me më ndikim se Osama Bin Laden”, shkruan gazeta.

Baghdadi u deklarua lider i Kalifatit, shtetit islamik, derisa grupi xhihadist vazhdon të marrë zona të Irakut dhe Sirisë.

Baghdadi është “kalifi”i parë i të gjithë myslimanëve që nga Perandoria Osmane rreth 100 vjet më parë, transmeton Express

Mirëpo Abu Bakr al-Baghdadi para disa vitesh nuk ka qenë islamik radikal. Në medie janë publikuar foto në të cilat ai shihet duke bërë qejf me femra të zbuluara dhe me raki në tryezë.