Kaka zbulon gabimin më të madh në karrierë si futbollist

Leite Kaka ka rrëfyer një ngjarje nga karriera e tij si futbollist.

Sport

18/04/2018 11:51

Leite Kaka ka thënë se ndihet i penduar për largimin e parë nga Milan.

Ish mesfushori brazilian e konsideron të gabuar, transferimin në Real Madrid ku nuk e kishte besimin e menaxherit, Jose Mourinho.

“Isha shumë i lumtur pas largimit nga Real Madrid dhe rikthimit në Milan”, u shpreh Kaka për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Mourinho nuk më besonte edhe pse gjithmonë ka thënë se jam një prej futbollistëve më profesionist me të cilin ka punuar”, theksoi ai. /Lajmi.net/