Kaka: Ronaldo, më i mirë se Messi

Ylli brazilian Leite Kaka beson se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, e jo sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

24/03/2015 15:57

Së pari e la jashtë formacionit të tij më të mirë, kurse tani e la pas Cristiano Ronaldos në kategorinë e futbollistit më të mirë në botë.

Leite Kaka nuk ka dyshime, për të ylli i Real Madridit, Ronaldo, është më i mirë se Messi, në garë për futbollistin më të mirë në botë.

“Kam mësuar prej tij, ai është vërtetë i veçantë, aktualisht futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Kaka gjatë një interviste për “Daily Mail”.