Kaka nuk ka vdekur

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka shprehur besimin e tij se i rikthyeri, Leite Kaka, nuk do të mungojë për një kohë të gjatë pas problemit muskulor që pësoi gjatë ndeshjes kundër Torinos, javën e kaluar në Serie A. Ylli brazilian u rikthye në San Siro, klub prej ku ishte larguar katër vjet më parë…

Sport

18/09/2013 16:45

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka shprehur besimin e tij se i rikthyeri, Leite Kaka, nuk do të mungojë për një kohë të gjatë pas problemit muskulor që pësoi gjatë ndeshjes kundër Torinos, javën e kaluar në Serie A.

Ylli brazilian u rikthye në San Siro, klub prej ku ishte larguar katër vjet më parë në drejtim të Real Madridit, gjatë afatit kalimtar të verës por u dëmtua në debutimin e tij në Serie A në barazimin 2-2 në udhëtim te Torino të shtunën.

Por, Galliani ka theksuar se Kaka do të rikthehet së shpejti. “Është duke e rimarr veten, nuk është se ka vdekur. Ka një lëndim dhe do të kthehet së shpejti. Bëhet fjalë vetëm për një problem muskulor”, deklaroi Galliani për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.