Kaka në Orlando City

Nga Spanja vjen një lajm bombastik. Sipas të përditshmes sportive As, Leite Kaka ka arritur marrëveshje për transferim në Orlando City, klub që nga viti 2015 do të bëjë gara në Major League Soccer. Lajmi vjen pas deklaratave të yllit brazilian i cili në fundjavë pranoi se ka mundësi që në fund të stinorit të…

Sport

01/04/2014 06:17

Nga Spanja vjen një lajm bombastik. Sipas të përditshmes sportive As, Leite Kaka ka arritur marrëveshje për transferim në Orlando City, klub që nga viti 2015 do të bëjë gara në Major League Soccer.

Lajmi vjen pas deklaratave të yllit brazilian i cili në fundjavë pranoi se ka mundësi që në fund të stinorit të largohet nga San Siro, ndërsa konfirmoi dëshirën që të provojë futbollin e ligës MLS.

“Së shpejti do të vjen një lajm i madh për Orlandi Cityn”, ka shkruar pronari i klubit Flavio Augusto da Silva në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Milioneri brazilian ka raport të mirë me Kakan dhe sipas njoftimeve të fundit ai ka siguruar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit. Kaka duket se i ka ditët e numëruara në San Siro.

Por, tani mbetet të shihet nëse ai do të largohet në fund të këtij sezoni, ose në janar të vitit të ardhshëm.

Kaka mund të mbetet edhe për një vit duke respektuar kontratën e tij me Milanin para transferimit në klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.