Kaka: Ndeshja e 300-të për mua ishte ëndërr

Kapiteni i Milanit, Leite Kaka ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të 300-të mbrëmë, në fitoren 3:0 ndaj Chievos. Ylli brazilian realizoi dy gola në ndeshjen jubilare, të cilën e kishte ëndërruar që moti, ndërsa një gol tjetër e shtoi Mario Balotelli, për t’ia siguruar ekipit Rossoneri fitoren e dytë rresht në Serie A. “Goli…

Sport

30/03/2014 08:08

Kapiteni i Milanit, Leite Kaka ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të 300-të mbrëmë, në fitoren 3:0 ndaj Chievos.

Ylli brazilian realizoi dy gola në ndeshjen jubilare, të cilën e kishte ëndërruar që moti, ndërsa një gol tjetër e shtoi Mario Balotelli, për t’ia siguruar ekipit Rossoneri fitoren e dytë rresht në Serie A. “Goli do të thotë shumë”, deklaroi braziiiani për Sku Sport.

“Është një moment special për ne, sonte ishte e rëndësishme kjo arritje për mua, ta luaja ndeshjen e 300-të dhe shkoi edhe më mirë se që e prisja. Jam mjaft i lumtur”,vazhdoi ai.

Dy fitoret radhazi e ndihmuan ekipin e Clarence Seedorf të largohet paksa nga presioni dhe kriza, ndërsa shtatë pikët në tri ndeshjet e fundit i mbajnë gjallë gjasat e Rossoneri për një kualifikim në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Përkundër një sezoni të vështirë, Kaka siguron se nuk ka asnjë problem në zhveshtoren e Milanit.

“Futbolli është i mrekullueshëm dhe ai bëhet edhe më i bukur kur gjërat ndryshojnë aq shpejtë. E kam thënë javën e kaluar se zhveshtorja nuk kishte probleme dhe njerëzit mund ta shihnin këtë sonte. Ne i kishim dy fitore rresht, kështu që këto janë rezultate që do na ndihmojnë në fund të sezonit që të shkojmë më lartë”, përfundoi ai.