Kaka mund të largohet nga Milani këtë verë

Adriano Galliani ka zbuluar se Leite Kaka mund të largohet nga Milani gjatë verës, për shkak të klauzolës në kontratë që i përkiste mesfushorit brazilian, në të cilën shkruante se ai mund të luajë edhe një sezon me Rossoneri vetëm në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Braziliani u rikthye në San Siro verën…

Sport

30/03/2014 10:25

Adriano Galliani ka zbuluar se Leite Kaka mund të largohet nga Milani gjatë verës, për shkak të klauzolës në kontratë që i përkiste mesfushorit brazilian, në të cilën shkruante se ai mund të luajë edhe një sezon me Rossoneri vetëm në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Braziliani u rikthye në San Siro verën e kaluar, pasi i kaloi katër sezone në Real Madrid, ku nuk arriti të shkëlqente siç pritej.

Mirëpo, rikthimi i tij e gjeti Milanin në një moment të vështirë, duke e kaluar njërin prej sezoneve më të këqija në histori, duke filluar me Massimiliano Allegrin, i cili u shkarkua në janar, për të vazhduar me Clarence Seedorf.

“Është mjaft e thjeshtë. Kaka ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2015, por nëse nuk do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, atëherë ai mund ta përdor klauzolën dhe të largohet. Ne do ta diskutojmë këtë, por unë dua të besoj se ai do të qëndrojë”, deklaroi zëvendës presidenti i Milanit për Sky Sport.

Para ndeshjes me Chievon, Kaka ka insituar se nuk ka plane të largohet nga Rossoneri gjatë verës, ndërsa ai mbrëmë e zhvilloi ndeshjen e 300-të me Milanin.

“Flitet shumë rreth së ardhmes. Unë e kam thënë se do të doja tuaj në Amerikë, por me kohë. E shoh veten në fanellën e Milanit dhe shpresoj të vazhdoj për një kohë të gjatë”, ka thënë përfaqësuesi brazilian.