Kaka me një këshillë të “çmendur” për Neymarin

Leite Kaka ka këshilluar bashkëvendësin e tij Neymar, që të ndryshoi emrin.

Sport

11/03/2017 23:05

Ish futbollisti i Milanit, me shaka i ka kërkuar Neymarit të ndryshoi emrin, nëse dëshiron të bëhet me i miri në botë.

Kaka ka thënë se futbollistët më të mirë në botë nga Brazili, kanë pasur emrin që ka filluar me shkronjën ‘R’ (Romario, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho).

“Me gjithë atë që po bën te Barcelonën, Neymar është rrugës për t’u bërë më i miri në botë”, ka deklaruar Kaka.

“Por, mendoj se ai duhet të ndryshoi emrin në “Reymar”, për të pasur më shumë mundësi. Emri i të  gjithë futbollistëve të suksesshëm brazilian iu fillonte me R”, ka shtuar Kaka./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6