Kaka mbetet në Milan

Leite Kaka ka konfirmuar se do të qëndrojë në Milan, përkundër zërave që flasin për një largim të tij të mundshëm, në drejtim të Orlando Cityt apo Sao Paolos.

Sport

27/06/2014 23:22

Liete Kaka i ka hedhur poshtë spekulimet për një lëvizje eventuale drejt Orlando Cityt, duke konfirmuar se do të rikthehet në Milan për fazën përgatitore në fillim të korrikut.

Përfaqësuesi brazilian flitej se mund të largohet nga San Siro gjatë verës, për t’iu bashkuar ekipit nga Major League Soccer.

“Nuk do të largohem nga Milan. Çdo vit, në këtë kohë, ka spekulime të shumta rreth së ardhmes sime. E vetmja gjë e sigurt dhe zyrtaree është se më 9 korrik, do të prezantohem tek Milani”, deklaroi futbollisti brazilian.

Gjithashtu, flitet se Kaka mund të përfundojë në Sao Paolo. 32 vjeçari i ka zhvilluar 193 ndeshje me Milanin në periudhën 2003-2009, ndërsa më pas ishte transferuar në Real Madrid, për t’u rikthyer pas katër vjetësh në Itali.