Kaka: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Leite Kaka e ka përzgjedhur fenomenin brazilian, Ronaldon, si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur.

Sport

24/09/2018 18:07

Ish lojtari më i mirë i botës në vitin 2007, gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Milanit dhe Real Madridit, ka luajtur me shumë yje të futbollit, si Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo.

Por, 36 vjeçari mendon se bashkëvendësi i tij, Ronaldo, ka qenë në një nivel tjetër.

“Ronaldo (fenomeni) ka qenë lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. E vlerësoj lartë për aftësitë e tij të të menduarit dhe ekzekutuarit”, ka deklaruar Kaka.

“Cristiano dhe Ronaldinho po ashtu janë të mahnitshëm, por kur pashë gjërat që bënte Ronaldo, thosha a është e mundur kjo”./Lajmi.net/