Kaka kthehet në Milan

Leite Kaka është i gatshëm të rikthehet në një rol të ri te ish skuadra e tij, Milan.

Sport

16/12/2017 15:30

Leite Kaka ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Ish ylli i Kombëtares braziliane është i gatshëm ta mbyll karrierën e tij.

Por, portali brazilian “Uol Esporte” raporton se Kaka është i gatshëm të rikthehet në një rol të ri te ish skuadra e tij, Milan, përcjell “lajmi.net”.

Kaka së fundmi ka vizituar ekipin nga San Siro dhe ka shfaqur gatishmërinë të angazhohet në një rol zyrtar. /Lajmi.net/