Kaka: Kjo i duhet Milanit për të luftuar për tituj

Leite Kaka ka analizuar skuadrën e Milanit.

Sport

24/11/2017 07:06

Leite Kaka ka këshilluar Milanin të punojë për t’u zhvilluar në ekip konkurrent për tituj.

Ylli brazilian përcolli ndeshjen kundër Austria Vjenës në Europa League.

Dhe, u shpreh i kënaqur nga paraqitja e ekipit në fitoren 5:1.

“Është një Milan i ri, duhet të zhvillohet. Paraqitja në një garë evropiane është mjaft shumë tani për tani”, u shpreh Kaka, përcjell “lajmi.net”.

“Andre Silva më pëlqen shumë, është futbollist shumë i mirë, ka të ardhme të ndritur. Do të mund të luante edhe në Milanin e kohës time”, theksoi braziliani. /Lajmi.net/