Kaka: Juventus – Real Madrid, ky ekip dua ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Leite Kaka ka zbuluar preferencën e tij.

Sport

02/06/2017 10:05

Leite Kaka dëshiron që ish skuadra e tij, Real Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve në finalen kundër Juventusit, të shtunën.

“Unë e kam për zemër Buffonin. Kam miq në Juve si Dani Alves dhe Higuain, por në Madrid kam pasur katër vite të jetës sime”, ka deklaruar ish ylli i Milanit, përcjell “lajmi.net”.

“Në Madrid kam vuajtur, kam pasur rezultate më të këqija sesa e prisja, por lojtarët ishin shokë të mirë si Cristiano e Marcelo dhe shumë të tjerë. Është i pashmangshëm gëzimi për Real Madridin”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/