Kaka jep mendimin e tij rreth fituesit të çmimit “UEFA POTY”

Ish fituesi i Topit të Artë, Leita Kaka, ka dhënë mendimin e tij se kush duhet ta fitojë çmimin 'Lojtari i Vitit'.

Sport

23/08/2018 20:27

Sipas Kaka, këtë çmim meriton ta fitojë mesfushori kroat Luka Modric. Braziliani mendon se as Ronaldo as Messi nuk e meritojnë epitetin e më të mirit këtë vit.

“Modric ka arritur rezultate mahnitëse këtë vit. Fitues i Ligës së Kampionëve si dhe luajti në finalen e Kupës së Botës. Modric është ai që krijon rastet dhe është udhëheqës i lojës” ka thënë Kaka.

Zgjedhja e dytë e brazilianit ishte Kylian Mbappe, por ky i fundit nuk është fare në listën e tre të nominuarëve nga UEFA.

Kaka është lojtari i fundit që ka fituar Topin e Artë, para se të fillonte epoka Messi – Ronaldo. /Lajmi.net/