Kaka ia gjen një përforcim Milanit

Mesfushori i Orlando City, Leite Kaka i ka këshilluar ish skuadrës së tij Milan, transferimin e bashkëlojtarit Kevin Molino.

Sport

10/04/2015 17:44

Leite Kaka nuk e harron Milanin.

Madje, mesfushori i Orlando City i ka këshilluar ish skuadrës së tij transferimin e një bashkëlojtari.

Bëhet fjalë për mesfushorin Kevin Molino që sipas brazilianit është i gatshëm të luajë në një nivel të lartë.

Lajmi është bërë i ditur nga “Mediaset”, medium pronë e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Tani, mbetet të shihet nëse Rossonerët do ta dëgjojnë këshillën nga Kaka.