Kaka i emocionuar

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka ka pranuar se ishte “përvojë emocionuese” paraqitja e mbrëmshme në San Siro në fitoren 1-0 ndaj Udineses. Ylli brazilian u rikthye te Rossonerët nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës por u dëmtua në paraqitjen e parë, në barazimin kundër Torinos, në xhiron e tretë. Por, ai u inkuadrua…

Sport

20/10/2013 14:00

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka ka pranuar se ishte “përvojë emocionuese” paraqitja e mbrëmshme në San Siro në fitoren 1-0 ndaj Udineses.

Ylli brazilian u rikthye te Rossonerët nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës por u dëmtua në paraqitjen e parë, në barazimin kundër Torinos, në xhiron e tretë.

Por, ai u inkuadrua në lojë kundër Udineses kur zuri vendin e Alessandro Matrit dhe shfaqi shenja të mira, derisa Milani realizoi një tjetër fitore të mundimshme por shumë të rëndësishme.

“Ishte përvojë emocionuese të luaj sërish në San Siro”, deklaroi Kaka për Milan Channel pas paraqitjes së tij të parë në San Siro pas largimit nga klubi më 2009.

“Është diçka që e kam menduar gjatë gjithë ditës dhe mezi prisja të hyj në fushë. Tifozët, mirëseardhja, është diçka që do ta mbaj gjithmonë brenda vetes. E di se tifozët presin shumë nga unë. Kam kaluar një muaj jashtë fushës por jam kthyer. Do të mundohem ti ndihmoj ekipit në çdo mënyrë që mundem”, përfundoi ai.