Kaka i befasuar nga Zidane – Lajmi.net
Kaka i befasuar nga Zidane
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 18:56, 19 May 2017
Leite Kaka që është njëri ndër transferimet më të shtrenjta në histori të Real Madridit, ka mbetur i befasuar me punën që po bën te kjo skuadër Zinedine Zidane.

Zidane që ka qenë një legjendë e kësaj skuadre si lojtar, e ka nisur shumë mirë punën edhe si trajner, duke e fituar një titull të Ligës së kampionëve, ndërsa ka arritur finalen në sezonin e dytë, dhe është një barazim larg titullit në La Liga.

“Kur isha atje, e kisha Zidanen si një trajner të dytë, dhe ai filloi ta bënte këtë punë shumë mirë, dhe ishte një surprizë për të gjithë”, ka deklaruar Kaka, përcjellë lajmi.net.

“Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, i mençur, inteligjent, por rezultatet që ka arritur këtë edicion janë të pabesueshme. Ai mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, dhe kjo është diçka e mirë, shumë e mirë për të në dy vitet e para si trajner profesionist. Kështu urime për të”, ka vazhduar ai.

“Por kur ai ndaloi së luajturi futboll,  nuk dëshironte të bëhej gjyqtar. Ai vetëm dëshironte të rrinte me familjen dhe të shijonte jetën”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble