Kaka frikëson Milanin

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka ka pranuar se do t’i pëlqente të transferohej në MLS pas përfundimit të aventurës së tij në San Siro. Braziliani i cili u rikthye te Rossonerët në verën e vitit të kaluar nga Real Madrid, sonte do të bëjë paraqitjen e tij të 300-të për ekipin, në duelin kundër Chievos.…

Sport

29/03/2014 12:00

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka ka pranuar se do t’i pëlqente të transferohej në MLS pas përfundimit të aventurës së tij në San Siro.

Braziliani i cili u rikthye te Rossonerët në verën e vitit të kaluar nga Real Madrid, sonte do të bëjë paraqitjen e tij të 300-të për ekipin, në duelin kundër Chievos.

Edhe pse ai nuk pendohet për vendimin e rikthimit në San Siro, Kaka ka pranuar se pas largimit nga Milan do të jetë i interesuar të vazhdojë karrierën në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk pendohem për vendimin tim për rikthim në Milan”, deklaroi Kaka për të përditshmen italiane Corriere della Sera.

“Është pjesë e jetës të provojmë momente të çuditshme dhe çdo skuadër në një fazë ka ndonjë krizë, andaj ky është momenti i Milanit”, shtoi ai.

“Pas përfundimit të sezonit do të ulem për të biseduar me Adriano Gallianin rreth ideve të tij dhe atyre të klubit. Nëse duhet të largohem, do të konsideroj transferimin në Shtetet e Bashkuara”.