Kaka është përforcim, jo problem

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka insistuar se përforcimi i ri Leite Kaka nuk do t’ia zë vendin askujt te formacioni i gjigantit nga San Siro. Kaka u rikthye te Rossonerët në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe menjëherë filluan spekulime se kujt do t’ia zë vendin te ekipi bazë i trajnerit…

Sport

10/09/2013 10:05

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka insistuar se përforcimi i ri Leite Kaka nuk do t’ia zë vendin askujt te formacioni i gjigantit nga San Siro.

Kaka u rikthye te Rossonerët në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe menjëherë filluan spekulime se kujt do t’ia zë vendin te ekipi bazë i trajnerit Massimiliano Allegri.

Por, Galliani ka theksuar se braziliani do të ketë rolin e tij dhe nuk do të ndeshet me askënd sa i përket statusit të titullarit.

“El Shaarawy? Kaka nuk do ta zë vendin e tij e të askujt tjetër, ardhja e brazilianit i bën mirë ekipit dhe gjithë futbollistëve të tjerë të Milanit”, deklaroi Galliani për Sky Sport Italia.

“Shiriti i kapitenit? Kapiten do të vazhdojë të jetë Montolivo, Kaka mendoj se do të jetë zëvendësues i tij, duke pasur parasysh se ky do të jetë sezoni i tij i shtatë në Milan. Ka kaluar shtatë vjet me ne dhe historia nuk shlyhet”, përfundoi Galliani.