Kaka: Është koha që Balotelli të shkëlqej

Leite Kaka e ka porositur Mario Balotellin që t’i tregojë aftësitë e tij dhe të jetë vendimtar për klubin.

Sport

02/09/2015 23:09

Kaka ka insistuar se sulmuesi italian duhet ta tregojë më në fund gjithë potencialin e tij, pas rikthimit në San Siro, në formë huazimi nga Liverpool.

“Mario është një lojtar shumë i talentuar dhe s’ka dyshime për këtë”, ka thanë Kaka për Goal.

“Por ai duhet ta kuptojë që nuk do të jetë e lehtë për të dhe ai duhet të e gjejë motivimin në mënyrë që ta përdor talentin për t’i ndihmuar ekipit”.

“Ai është një tip i lojtarit që mund ta ndryshojë një ndeshje në çdo moment dhe shpresoj që do t’ia zgjasë një dorë Milanit këtë sezonë”.