Kaka emërohet kapiten i Orlandos

Ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit, Kaka është emëruar kapiten i skuadrës së Orlando Cityt.

Sport

25/02/2015 16:29

Kaka do të jetë kapiten i Orlando Cityt gjatë kampanjës së inaugurimit të MLS, kështu ka konfirmuar vet skuadra e lojtarit brazilian.

“Kaka ka demostruar një lidership shumë të mirë, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga skuadra e Orlandos.

“Lojtarët tjerë e kanë parë shumë mirë ata gjatë përgatitjeve të para sezonit, kështu që ai në mënyrë natyrale është zgjedhur kapiten i skuadrëS”.