Kaka e jep lajmin e madh për Milanin

"Futbolli është i bukur sepse dhuron surpriza, mjafton të kujtojmë Leicesterin"

Sport

23/08/2018 15:14

Leite Kaka ka folur për objektivat e Milnit këtë edicion.

Ai tha që kuqezinjtë mund ta përsëritin suksesin e Leicester Cityt, përcjellë “Lajmi.net”.

“Objektivi në pikëpamje racionale duhet të jetë rikthimi në Ligën e Kampioneve. Juvja ka shumë cilësi, është mësuar të fitojë dhe teorikisht është skuadra më e fortë e Serisë A”, deklaroi Kaka.

“Në një kampionat ka shumë të papritura dhe Milani e ka në ADN synimin e objektivave madhorë”.

“Futbolli është i bukur sepse dhuron surpriza, mjafton të kujtojmë Leicesterin”, shtoi ai. /Lajmi.net/