Kakà: Duke e mposhtur Juven, na rritet morali

Ricardo Kaka shpreson që Milani ta mposht Juventusin të dielën, për ta rritur moralin në skuadër. Rossonerër do t’i presin Bianconerët të dielën në San Siro, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft dhe mjaft e rëndësishme. “Me Juventusin është një derbi i Italisë, një derbi ndërkombëtar, ndeshje me peshë për ne lojtarët, për…

Sport

28/02/2014 07:40

Ricardo Kaka shpreson që Milani ta mposht Juventusin të dielën, për ta rritur moralin në skuadër. Rossonerër do t’i presin Bianconerët të dielën në San Siro, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft dhe mjaft e rëndësishme.

“Me Juventusin është një derbi i Italisë, një derbi ndërkombëtar, ndeshje me peshë për ne lojtarët, për mediat dhe tifozët”, deklaroi futbollisti brazilian në një intervistë për SkySport24.

“E tërë java jetohet me pritje të këtij derbi. Për ne, tri pikë janë mjaft të rëndësishme për renditjen, por edhe në nivelin emocional dhe të rritjes. Ta mposhtim Juven do të na jepte motiv të madh për pjesën e mbetur të sezonit”, vazhdoi ai.

“Ky Juventus është mjaft i fortë, ka talentë të mëdhenj dhe po luan mirë. Trajneri Antonio Conte ka diçka speciale, sepse të fitosh kështu për tri vjet rresht, nuk është e lehtë. Jam kurioz t’i di sekretet e tij. Nga jashtë më pëlqen, por për ta vlerësuar më mirë do më duhej të jem me të çdo ditë”, përfundoi ish futbollisti i Real Madridit.