Kaka, drejt e në lojë

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Leite Kaka do te jetë titullar për Milanin në ndeshjen kundër Torinos të shtunën mbrëma. Braziliani u largua nga San Siro më 2009 por u rikthye në klub, 48 orë para mbylljes së afatit kalimtar të verës nga Real Madrid. Allegri lavdëroi përkushtimin e shfaqur nga Kaka në stërvitje, pas…

Sport

13/09/2013 20:10

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Leite Kaka do te jetë titullar për Milanin në ndeshjen kundër Torinos të shtunën mbrëma.

Braziliani u largua nga San Siro më 2009 por u rikthye në klub, 48 orë para mbylljes së afatit kalimtar të verës nga Real Madrid.

Allegri lavdëroi përkushtimin e shfaqur nga Kaka në stërvitje, pas rikthimit të tij te Rossonerët, dhe pranoi se 31-vjeçari do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme. “Mendoj se Kaka do të jetë në formacionin bazë”, deklaroi Allegri gjatë konferencës për shtyp të premten.

“Ai është në gjendje të mirë, ka stërvitur mirë dhe është përplot entuziazëm si një fëmijë. Mendoj se është pak nervoz para debutimit por është normale që i mundon sado pak mprehtësia. Ai nuk ka luajtur aq shumë në tri vjetët e fundit në Madrid, por është vënë menjëherë në dispozicionin tonë”, u shpreh Allegri.