Kaka dëshpëron të gjithë, ky është vendimi për skuadrën e re

Pjesë e kësaj skuadrejanë edhe emra të tjerë të njohur në futbollin europian, si Mario Suarez dhe Ruben Castro.

Sport

06/12/2017 17:44

Ricardo Kaka nuk ka ndërmend të tëhiqet nga futbolli, edhe pse vendosi të mos e rinovojë kontratën me Orlando City-n në MLS. Braziliani me shumë mundësi do të fluturojë drejt Kinës, ku e pret një ofertë e parezistueshme financiare.

Mund të quhet e kryer marrëveshja për një sezon me Guizhou Hengfeng Zhicheng, skuadër që drejtohet nga Gregorio Manzano, trajneri spanjoll, që në La Liga ka drejtuar ekipe të rëndësishme si Atletico Madrid dhe Sevilla.

Pjesë e kësaj skuadrejanë edhe emra të tjerë të njohur në futbollin europian, si Mario Suarez dhe Ruben Castro.

Te Milani, ku e prisnin për të marrë një rol drejtuesi, duhet ende të presin për rikthimin e brazialinit, që duket se ka ende për të dhënë në fushën e blertë.