Kaka: Cristiano një njeri i madh

Ish lojtari i Real Madrid dhe Milan, Leite Kaka, është kthyer për të komentuar të kaluarën e tij në futboll.

Sport

30/12/2018 14:30

Ai është ndalur konkretisht në periudhën sa ishte pjesë e Real Madrid, ku realisht nuk pati kohët më të mira.

Braziliani kishte pasur shumë ngecje në atë periudhë, si pasojë edhe e lëndimeve që kishte pësuar asokohe.

Por, në Real Madrid, Kaka kishte luajtur me një prej lojtarëve më të mirë në histori, Cristiano  Ronaldo, për të cilin ka pasur disa komente.

“Cristiano nuk është vetëm një kampion, por edhe një njeri i madh” ka thënë Kaka për “Sport TV”, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte gjithmonë kërkues dhe i hapur për të gjithë në dhomën e zhveshjes” ka thënë tutje braziliani.

“Ai më ka ndihmuar shumë, gjithashtu më ka përkrahur në intervista. Njëherë kur ishim në kampin stërvitor në Los Angeles, ai siguroi 15 telefona mobil dhe të gjithë i dha për stafin” ka zbuluar një herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë problem me të, sikur që nuk kam pasur me asnjë prej shokëve të skuadrës” ka thënë ndër të tjerash Kaka.

Kaka dhe Ronaldo kaluan tri vite së bashku në “Santiago Bernabeu”, para se braziliani të rikthehej tek  Milan. /Lajmi.net/