Kaka, asnjë gol kundër Barcelonës

Leite Kaka gëzoi tifozët e Milanit me inkuadrimin në lojë në minutën e 77-të kundër Udineses të shtunën, duke bërë rikthimin nga lëndimi që pësoi në duelin e xhiros së tretë. Ylli brazilian u rikthye në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid me shpresë se nëpërmjet paraqitjeve të vazhdueshme me Rossonerët do…

Sport

22/10/2013 10:29

Leite Kaka gëzoi tifozët e Milanit me inkuadrimin në lojë në minutën e 77-të kundër Udineses të shtunën, duke bërë rikthimin nga lëndimi që pësoi në duelin e xhiros së tretë.

Ylli brazilian u rikthye në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid me shpresë se nëpërmjet paraqitjeve të vazhdueshme me Rossonerët do të arrijë të zë vend në ekipin e Brazilit për Kampionatin botëror 2014.

Mirëpo, aventura nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, sonte Milani pret Barcelonën në San Siro, duel i vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve dhe Kaka është njëri prej futbollistëve nga i cili pritet të bëjë diçka më tepër.

Por, bilanci i tij në përballje me gjigantin katalan është katastrofal. Në 11 ndeshjet e zhvilluara kundër Barcelonës, si futbollist i Milanit dhe Real Madridit, Kaka luajti rol në dy fitore, katër barazimeve dhe pesë humbjeve. Për më keq, ai nuk ka realizuar asnjë gol kundër Barcelonës.

Andaj, Milani do të shpresojë se braziliani do ta thyejë bilancin negativ kundër gjigantit katalan pikërisht sonte në San Siro.