Kaka arrin marrëveshje me Orlando Cityn

Leite Kaka do të luajë në Orlando City Soccer nga viti 2015. Ylli brazilian do ta lë Milanin gjatë kësaj vere, për të luajtur një sezon në San Paolo, për të vazhduar më pas në kampionatin amerikan, MLS.

Sport

20/06/2014 11:37

Vazhdon të flitet me të madhe për të ardhmen e Leite Kaka. Sipas lajmit më të fundit, të publikuar nga ESPN, ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Milani dhe të rikthheet në atdhe, për ta veshur fanellën e San Paolos.

Në Brazil, megjithatë, numri 22 i Rossoneri do të luante vetëm një sezon, në formë huazimi, pasi mediat e huaja shkruajnë se ish futbollisti i Real Madridit ka nënshkruar tashmë me ekipin amerikan Orlando City Soccer.

Me këtë rast, Kaka mund t’i bashkohet skuadrës nga kampionati amerikan, MLS, vetëm në muajin mars të vitit 2015.

Kaka u rikthye verën e kaluar nga Los Blancos në San Siro, por nuk arriti ta shfaq në fushë atë që e kishte treguar në të kaluarën.