Kahn ka një këshillë për Buffonin pas eliminimit nga Real Madrid

Oliver Kahn beson se Gianluigi Buffon duhet të largohet në momentin e duhur.

Sport

13/04/2018 10:22

Oliver Kahn ka këshillaur kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon ta përfundojë karrierën, pas këtij sezoni.

Ai beson se Buffon duhet të largohet në momentin e duhur.

“A duhet të pensionohet Buffoni? Është pyetje e rëndësishme. Po, nëse ai gjen kohën e duhur për t’i dhënë fund karrierës”, tha Kahn për Bild.

“Nëse ju nuk bëni hapin e duhur, në kohën e duhur për t’u pensionuar, një ditë do t’ju dhembë shumë. Shembull, Philipp Lahm, u largua në kohën e duhur”, shtoi Kahn.