Kagawa refuzoi Realin

Jose Mourinho ka njoftuar se Shinji Kagawa ia ktheu shpinën transferimit në Real Madrid, derisa portugezi ishte në drejtim të gjigantit spanjoll. Reprezentuesi japonez ishte në kërkim të një klubi të ri në Evropë pas skadimit të kontratës së tij në Borussia Dortmund. Manchester United e fitoi garën për transferimin e mesfushorit kreativ më 2012,…

Sport

15/11/2013 14:10

Jose Mourinho ka njoftuar se Shinji Kagawa ia ktheu shpinën transferimit në Real Madrid, derisa portugezi ishte në drejtim të gjigantit spanjoll.

Reprezentuesi japonez ishte në kërkim të një klubi të ri në Evropë pas skadimit të kontratës së tij në Borussia Dortmund. Manchester United e fitoi garën për transferimin e mesfushorit kreativ më 2012, pavarësisht interesimit nga shumë klube të mëdha evropiane.

Menaxheri i Chelseas, Mourinho ka bërë të ditur arsyen pse nuk arriti ta transferojë Kagawan gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës nga Santiago Bernabeu.

“Ai do të kishte hapësirë të luante gjithmonë në Real Madrid”, deklaroi Mourinho për peoplesperson.com. “Zgjedhja ime aso kohe ishte Mesut Ozil. Ia kam thënë sinqerisht pa e fshehur”, u shpreh Special One.