Kagawa kërkon shpëtim

Mesfushori i Manchester Unitedit, Shinji Kagawa ka pranuar se duhet të përmirësohet nëse dëshiron të mbetet në Old Trafford. Reprezentuesi japonez pritej të shkëlqente pas transferimit në United gjatë verës së vitit të kaluar nga Borussia Dortmund, nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit dhe pasardhësit të tij David Moyes. Kagawa u zëvendësua pas përfundimit të…

Sport

01/10/2013 16:15

Mesfushori i Manchester Unitedit, Shinji Kagawa ka pranuar se duhet të përmirësohet nëse dëshiron të mbetet në Old Trafford.

Reprezentuesi japonez pritej të shkëlqente pas transferimit në United gjatë verës së vitit të kaluar nga Borussia Dortmund, nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit dhe pasardhësit të tij David Moyes.

Kagawa u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë në humbjen 2-1 nga WBA të shtunën dhe ka pranuar se duhet të bëjë ndikim më të madh në mënyrë që të mbetet me kampionin e Premierligës.

“Më duhet ta marr këtë si mesazh nga menaxheri. Më duhet të përmirësohem më tepër përndryshe nuk do të shpëtoj në këtë klub. Duhet të mundohem të jap maksimumin”, deklaroi Kagawa.

Ai bëri paraqitjen e parë si titullar në Premierligë këtë sezon, edhe pse më herët ishte paraqitur nga minuta e parë edhe në fitoren kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.