Kagawa dëshiron të kthehet në Dortmund

Gjatë kësaj vere do të ketë revolucion në Manchester United. Shumë lojtarë pritet të largohen nga Old Traffordi dhe të tjerë do të arrijnë aty. Njëri prej atyre që mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ është edhe Shinji Kagawa, i cili nuk e ka lënë asnjë shenjë tek gjiganti anglez, ndërsa është ‘mbyllur’ edhe…

Sport

31/03/2014 17:20

Gjatë kësaj vere do të ketë revolucion në Manchester United. Shumë lojtarë pritet të largohen nga Old Traffordi dhe të tjerë do të arrijnë aty.

Njëri prej atyre që mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ është edhe Shinji Kagawa, i cili nuk e ka lënë asnjë shenjë tek gjiganti anglez, ndërsa është ‘mbyllur’ edhe më shumë me arritjen e Juan Matas.

Sipas mediave britanike, përkatësisht tabloidit The Sun, Kagawa mund të kthehet në Borussia Dortmund gjatë verës, ndërsa mund të futet në ‘operacionin’ Marco Reus, i cili kërkohet nga Unitedit.

Mesfushori japonez e kishte një eksperiencë të suksesshme në Dortmund, ku mund të shkojë në formë huazimi, ndërsa pas një sezoni mund të shitet përfundimisht.