Kafshohet nga qeni i riu nga Podujeva (foto)

A. Rama nga qyteti i Podujevës është kafshuar nga qentë endacak, të premten pasdite afër ndërtesë së Komunës së Podujevës. 

Lajme

16/01/2015 23:58

Rama ka rrëfyer për Gazetën Tribuna se ishte duke shkuar në barnatore për të blerë çaj, ndërsa një grumbull qensh endacak i janë lëshuar nga prapa duke e kafshuar  në këmbën e majtë.

26 vjeçari nga Podujeva A. Rama ka treguar për Gazetën Tribuna se tufa prej 20 qenëve endacak i është vërsulur rreth orës 21 të mbërmjes.

“Isha duke shkuar në barnatore me ble çaj, kalova afër komunës, pash një qen t’u leh, thash është veç një, se bana të madhe, pak mandej aty është një parking, aty ish kanë një grumbull prej 20 qenëve  edhe për një moment e kam pa qenin që ka ardhë te kama edhe më ka kafshu. Asnjë njeri në rrugë nuk ishte edhe fillova me vrapu në stacion të Policisë”.

Rama  ka shkuar në emergjencë ku ka marrë ndihmën e parë ndërsa është ankuar se Policia nuk hapi rast për të.

“Antibiotik jod edhe aklool më kanë dhanë, ma pshtjellen me fasha edhe eca në shtëpi. Polici nuk më ka marr emër edhe as që e ka lajmruar rastin. Veç më tha që se ndjen vetëm mirë po të dërgojmë në emergjenc”, ka rrëfyer Rama.

Ndërsa shefi i stacionit të Policisë në Komunën e Podujevës, Isak Ejupi ka thënë se nu ka ndonjë rast që është lajmruar, që dikush është kafshuar nga qeni. Ai ka insistuar se polici nuk ka guxuar të mos e shkruaj rastin.

“Në Polici nuk ka rast të raportuar fare. Nuk guxon të mos e shkruaj polici rastin, kështu që nuk është hap rast”, ka thënë Ejupi për Gazetën Tribuna.

Ditë më parë një qytetar i Fushë Kosovës ka vdekur si pasojë e kafshimit të qenve endacakë. Komunat e Kosovës kanë nisur një projekt për strehimin e qenve endacakë, por ky projekt ende nuk është realizuar./GazetaTribuna/