“Kafshimi nga dashuria”, që i kushtoi me jetë djaloshit 17 vjeçar

Një i ri ka vdekur pasi ka pësuar sulm që besohet të jetë shkaktuar nga një "kafshim dashurie", që i ka dhënë e dashura e tij.

Fun

30/08/2016 05:53

Raportet në Meksikë tregojnë se djaloshi ka patur konvulsione të papritura dhe më vonë ka vdekur.

Ekspertët besojnë se “kafshimi nga dashuria” në qafë ka shkaktuar mpiksje të gjakut e cila ka udhëtuar në trurin e 17 vjeçarit, përcjellë lajmi.net

E dashura e tij 24 vjeçare që duket të jetë fajtore është zhdukur siç thonë familja e djaloshit të vdekur.

“Kafshimi nga dashuria”, mund të jetë i rrezikshëm në raste të veçanta. Më herët kishim dëgjuar për një rast të tillë në Zelandën e Re ku një 44 vjeçare ishte paralizuar por ajo përsëri ishte kthyer në gjendjen normale./lajmi.net