Kafsha misterioze filmohet duke ecur nëpër oborrin e një shtëpie, pronari pyet: A e dini se çfarë është? (Foto/Video)

Një burrë ka mbetur i tronditur kur ka parë disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet një kafshë misterioze që ecte nëpër oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 2 të mëngjesit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një kafshë, e cila ka katër…

Fun

05/06/2018 18:43

Një burrë ka mbetur i tronditur kur ka parë disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet një kafshë misterioze që ecte nëpër oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 2 të mëngjesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një kafshë, e cila ka katër këmbë dhe një bisht të gjatë, i cili prek në tokë.

Kjo është krijesa e cila u kap duke ecur përgjatë oborrit të një burri, rreth orës 2 të mëngjesit:

Dhe siç thuhet më tej, është pikërisht bishti ai që e bën këtë krijesë të vështirë për t’u identifikuar, pasi trupi i kafshës mund të thuhet se i ngjan një qeni.

Burri postoi pamjet në rrjetet sociale, duke kërkuar nga njerëzit që nëse ata e dinë se për çfarë mund të ishte.

Chupacabra thuhet se është një krijesë legjendare e folklorit me origjinë nga Amerika Latine.

Të tjerë besonin se ishte një Tiger Tasmanian, i njohur ndryshe si Thylacine, një kafshë që është zhdukur për më shumë se 80 vjet.