Kafja brokoli: mënyra e re për t’i nxitur njerëzit të hanë më shumë perime

Ata që nuk e preferojnë brokolin, prapëseprapë mund t’i korrin të mirat shëndetësore të kësaj perimeve falë një metode të re e cila ua mundëson njerëzve ta konsumojnë si lëng apo si kafe.

Lifestyle

08/06/2018 18:47

Agjencia shkencore qeveritare australiane ka marrë një sasi të brokolit që nuk ka pamje të mirë të jashtme dhe atë sasi e kanë shndërruar në pluhur, bashkë me grupin e agrikulturës ‘Hort Innovation’, transmeton Telegrafi.

Çdo dy lugë gjelle me këtë pluhur përmban rreth një servim brokoli, e që është burim i mirë i fibrave, vitaminës B6, vitaminës E dhe magnezit.

Një kafe në Melbourne ka filluar të eksperimentojë me pluhurin edhe duke e shndërruar atë në kafe.

Drejtori i Hort Innovation, John Lloyd, thotë se pluhuri është gjithashtu ideal për smoothie, supa, etj.

“Hulumtimet tregojnë se qytetarët e Australisë nuk e konsumojnë sasinë e rekomanduar të perimeve në ditë, dhe opsionet si pluhuri i brokolit janë mënyrë e mirë për t’iu adresuar këtij problemi”ka thënë ai.

Në fakt, një anketim i kryer nga CSIRO gjatë vitit të kaluar kishte zbuluar se katër nga pesë të rritur nuk hanë sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve.