Kafeneja ku kamarierja shërben lakuriq

Pronari i kafenesë Prason Sukkorn donte të tërhiqte njerëz në Bangkok. Kështu që pronari mori modelen Arisa Suwannawong të vishet në takë të lartë dhe me një përparëse, dhe t'u shërbejë klientëve.

Fun

14/03/2018 15:11

Problemi i vetëm me këtë skenar është se vendi i Azisë Juglindore nuk është shumë i mësuar me lakuriqësi.

Suwannawong, gjithashtu shkon me pseudonimin “Jaenae me gjoks të mëdh”, thotë se ajo nuk u pagua as për pamjen dhe vetëm donte të rriste biznesin dhe konkuronte me të tjerët, transmeton lajmi.net.

“E bëra vetëm nga mirësia e zemrës për të ndihmuar një kafene”, tha ajo. “Ai është një biznes i ri dhe nuk kanë klientë kështu që unë vetëm dëshiroja të ndihmoja”. Njerëzit e kritikojnë atë për thyerjen e ligjit dhe tani policia është e përfshirë.

Biznesmeni tha: “Nuk kishte synim të bëhej skandale seksual. Kam postuar fotot në internet ashtu si një mënyrë për të bër marketing për  biznesin. Kam kërkuar falje për këtë “.

Jaenae gjithashtu ka lëshuar një kërkim falje, duke thënë: “Unë shpresoj se njerëzit do të më falin. Nuk e dija se sa do të zemëroheshin njerëzit me këtë veprim timin. ”

Përkundër kësaj, komandanti i policisë Thanachai Usakit thotë se edhe pse fotot nuk janë më në faqen e internetit, është kryer një krim.

Pronari i kafenesë tani është duke u ballafaqur me një dënim të madh lidhur me këtë veprim të tij. /Lajmi.net/