Kafeja turke mbrohet nga UNESCO

Kafeja turke është futur në listën e trashëgimisë së mbrojtur të UNESCO’s. Propozimi është miratuar nga shumica e pjesëmarrësve pasi ishte rekomanduar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë.

Lifestyle

12/12/2013 10:27

Jo vetëm kafe.

Kur ta gjerbni çdo mëngjes, dijeni se po konsumoni një gjë me vlerë, jo vetëm për t’i hapur sytë pas një gjumi të rëndë të natës.

Kafeja turke është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO’s.

Ajo përbën një nga shijet më të popullarizuara të kuzhinës turke dhe më gjerë, e njohur për konsumin në mbarë globin.

Ajo kombinon teknika të veçanta të përgatitjes me një traditë të gjithëmbarshme kulturore. Në Turqi konsumohet më së shumti nëpër kafene, ku njerëzit mblidhen për të kuvenduar, dhënë lajme apo lexuar gazeta.

Vetë tradita e pirjes së kafesë turke është simbol i mikpritjes, miqësisë, rafinimit dhe zbavitjes.

Kafeja turke mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në raste sociale siç janë ceremonitë e fejesave dhe festa tjera.

Përfshirja e kafesë turke në këtë listë është bërë gjatë një sesioni të Komitetit të UNESCO’s në Baku të Azerbajxhanit.

 

Rreth 800 delegatë nga 116 vende kanë marrë pjesë në këtë sesion, në të cilin u diskutuan 38 propozime.

Propozimi për përfshirjen e kafesë turke në këtë listë është miratuar nga shumica dërmuese e pjesëmarrësve.

Përfshirja e kafesë turke në këtë listë ishte rekomanduar nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Turqisë.

Para kafesë, një numër i madh i aseteve të kulturës turke është futur në këtë listë.