Kafeja nuk ka ndonjë efekt në oreks

Kafeja është një pije që ndërlidhet me shumë bindje të ndryshme në të kaluarën, e një ndër to është se kafeja e redukton oreksin, gjë e cila është e gabuar.

Lifestyle

21/08/2015 17:58

Studimi më i fundit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Appetite”, dëshmoi se kafeja në të vërtetë nuk ka ndonjë efekt në oreks.

Shkencëtarët australianë kanë kryer një hulumtim në një grup prej nëntë femra, të cilat katër herë gjatë ditës kanë shkuar në laborator.

Çdo herë atyre iu janë dhënë tri gjëra; mëngjes standard, placebo ose pilulë me kafeinë dhe dy pije, ujë ose kafe pa kafeinë.

Gjatë studimit, shkencëtarët kontrolluan frymën, gjakun, dhe ndjenjën e oreksit të tyre në mes të racioneve. Ata donin për të zbuluar se si kafe ndikon në oreks, nëse ajo në fakt e zvogëlon apo edhe mund të rrit oreksin.

Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi kafeja nuk ka rezultuar të ketë ndonjë efekt mbi oreksin e njeriut! Pavarësisht se çfarë pije kanë konsumuar, me kafeinë ose pa të, gratë kishin të njëjtin oreks dhe kanë ngrënë të njëjtën sasi të ushqimit.

Sigurisht, ky studim ka pasur kufizimet e veta dhe ka nevojë për të bërë prova të reja, por shkencëtarët australianë pohojnë se ekziston një bazë shumë e mirë për një bindje të re se kafeja nuk do t’ju bëjë më pak të uritur dhe në këtë mënyrë edhe më të hollë./Zëri