Kafeja e lufton depresionin

Nëse jeni një person që pini 4 apo më shumë filxhanë kafe në ditë, ju jeni gati 10% më pak të rrezikuar nga depresioni se sa dikush që pothuajse kurrë nuk konsumon kafe, thuhet sipas një studimi të ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Lifestyle

11/01/2015 20:15

Studime të tjera sugjerojnë gjithashtu që 2 apo 3 filxhanë kafe në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të fituar përqindjen e rrezikut të ulët nga depresioni.

Të mirat e kafesë nuk mund të jenë vetëm për shkak të sasisë së lartë të kafeinës që gjendet në të, për shkak që depresioni nuk shtrihet në të gjitha pijet me kafeinë, transmeton Lajmi.net.

Cola ishte në mesin e shumë pijeve të ëmbla të cilat kishin një lidhje me një rrezik më të lartë të depresionit, dhe pijet me ëmbëlsues artificial ishin edhe më të lidhura me këtë rrezik.

Efekti i kafesë mund të jetë për shkak të antioksidantëve të saj, thotë hulumtuesi Honglei Chen, një epidemiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Kështu që pini kafe, pasi që edhe një hulumtim tjetër tregon se pirja e rregullt e kafesë ulë rrezikun edhe nga sëmundja e Alzheimerit dhe mbron kundër diabetit të tipit 2.