Kafe, për zemër të shëndoshë

Një filxhan kafe është mënyra më e mirë që ndihmon që venat e gjakut të punojnë sa më mirë.

Lifestyle

30/08/2015 13:22

Sipas një studimi në Japoni, ku ishin të përfshirë mbi 27 persona në moshë madhore të shëndetshëm, u tregua për herë të parë se pirja e një filxhani kafe përmirëson në mënyrë të ndjeshme qarkullimin e gjakut në venat e vogla.

Personat që ishin të përfshirë në këtë studim, pas konsumimit të një filxhan kafeje rezultuan me një shtim prej 30% në masën e fluksit të gjakut, në raport me ata që nuk kishin pirë kafe.

Ky studim dëshmon se kafeja mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular. /klankosova