Kafe bari i shqiptarëve në Londër merr çmimin “Love London Awards”

Mirëpo, ky çmim nuk është i pari për këtë loakal, interieri i të cilit është punuar nga arkitekti shqiptar Përparim Rama, pasi që, “My Place”, brenda këtij viti ka zënë vendin e parë edhe në “London Lifestyle Awards 2016”, shkruan KultPlus.

ShowBiz

15/11/2016 08:59

Abedin Shahini dhe Samir Maqedonci, janë bashkëpronarë të kafe barit “My Place”, në Londër, dhe të njëjtit janë shpërblyer si më të mirët në “ Love London Awards” , çmim ky i cili sapo i është konfirmuar. Për këtë çmim ka njoftuar vet Samir Maqedonci, i cili ka njoftuar se ky çmim i madh i ka takuar pikërisht lokalit të tyre.

Mirëpo, ky çmim nuk është i pari për këtë loakal, interieri i të cilit është punuar nga arkitekti shqiptar Përparim Rama, pasi që, “My Place”, brenda këtij viti ka zënë vendin e parë edhe në “London Lifestyle Awards 2016”.