Kadriu: Do ta bëjmë shtëpinë e shëndetit në Gjilan, sepse kryeministër është Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se do ta bëjnë Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, sepse e ka përkrahjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lajme

25/09/2017 22:35

Ai në emisionin “Debat D” të “RTV Dukagjini”, ka theksuar se qyteti i Gjilanit, sikurse të gjitha vendet tjera në Kosovë, kanë problem me fushën e shëndetësisë.

“Por duhet thënë se ka filluar ndërtimi i qendrës së mjekësisë familjare, e cila është më e madhja dhe më modernja në tërë Republikën e Kosovës. Aty është ndaluar puna sepse ministri i Shëndetësisë, që ka qenë nga Gjilani, i ka ndaluar fondet”, ka shtuar Kadriu.