Kadri Veseli – Vetëvendosjes: Me neve nuk iu shitet, me mua veçanërisht

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se Vetëvendosjes nuk i intereson se a po krijohen institucionet apo jo.

Lajme

24/08/2017 10:53

Ai ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes po mundohen me shit patritorizëm.

Veseli ka thënë se Albin Kurti përdor metodat për me fitu poena politik. Ai ka thënë se ata i kanë dërguar dosje Mustafes e kanë sulmuar e tash i shkojnë i luten.  “Këto nuk iu shiten me neve, veçanërisht me mua” ka thënë Veseli.

Ai madje ka krijuar Vetëvendosjen për patriotizëm të rrejshëm.

“Vini me flamuj kombëtar në Kuvend, Cka nëse Lista Serbe vjen me flamuj të Serbisë. Çka është ky patriotizëm i rrejshëm”, është shprehur Veseli.

Ai gjithashtu ka thënë se nëse Albin Kurti i Siguron 61 deputetë, atëherë ai do ta mbështes Kurtin për kryetar të Kuvendit apo për kryeministër. Veseli është shprehur i sigurt se as Vetëvendosjes nuk i ka numrat.

“Kur ti ka 61 vota Albin Kurti unw si kryetar i PAN ja nwshmrujw me u ba kryetar i Kuvendit bile le te bahet edhe kryeministwr se tash e ka ngjit edhe kravatën”, ka shtuar Veseli. /Lajmi.net/