Kadri Veseli: UÇK-ja e dogji me rrënjë Serbinë

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke mbajtur një takim me strukturat e partisë në qytetin e Pejës.

Lajme

28/05/2017 17:41

Me këtë rast Veseli fjalimin e tij e ka filluar me atë se liria e popullit të Kosovës ka ardhur me bashkimin e popullatës.

“Shumë gjenerata para nesh kanë luftuar për liri dhe kanë qenë më të forte se në por lirinë e ka sjellë populli i Kosovës kur është bërë bashkë ndërsa UÇK-ja e ka djeg Serbinë me rrënjë në Kosovë, më nuk do të ketë kurrë, kurrë”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu Veseli ka thënë se ky është vetëm fillimi më i madh për Kosovën që fillon me 11 qershor me një fitore të fuqishme të PDK-së.