Kadri Veseli: Të premten Kuvendi diskuton Gjykatën Speciale (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se të premten do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, dhe ajo është Gjykata Speciale.

Lajme

23/06/2015 12:27

Kryetari Veseli, ka thënë se ditën e enjte dhe të premten Kuvendi do të ketë seancë plenare, duke filluar që nga ora 10:00, raporton lajmi.net.

Ditën e parë ai ka thënë se do të jenë 14 pika të rendit të ditës. Ndërsa të premten do të jetë vetëm një, e që është shqyrtimi i amendamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Veseli ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, ende nuk e ka dërguar në Kuvend projektligjin për Gjykatën Speciale. Ai po ashtu u ka bërë thirrje për unitet në këtë situatë siç i ka quajtur ai të veçantë.

“Në këtë gjithë situatë e cila do të jetë shumë e veçantë në të cilën do të kalon populli jonë, një pjesë e historisë tonë e luftëtarëve të UÇK-së, mos të na ndaj dhe mos ta në përçaj, te jemi më të bashkuar rrethe idesë të përbashkët për shtet dhe të njëjtën kohë edhe të partneritetit”.

“Kemi një situatë ku gjendemi në mes emocioneve dhe arsyes. Emocionet janë ato që ne na bëjnë krenarë për luftën e lavdishme të UÇK-së, në të njëjtën kohë kemi arsyeshmerinë, për faktin se janë ngritur shumë akuza dhe mjegulla, të cilat janë vënë mbi këtë luftë dhe bartësit e UÇK-së”, është shprehur Veseli. (lajmi.net)

YouTube player